Ministria e Shëndetësisë libaneze: Të paktën nëntë të vdekur dhe 17 të plagosur në sulmet izraelite në Libanin lindor
- Të paktën nëntë persona janë vrarë sot, ndërsa 17 janë plagosur në sulmet izraelite në Luginën Beka në Libanin lindor, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 22:17, 6 mars, 2026
Bejrut, 6 mars 2026 (MIA) - Të paktën nëntë persona janë vrarë sot, ndërsa 17 janë plagosur në sulmet izraelite në Luginën Beka në Libanin lindor, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.
"Nëntë persona janë vrarë, ndërsa 17 janë plagosur në sulmet armiqësore izraelite ndaj qytetit Nabi Shait në rajonin Baalbe", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në njoftim thuhet se ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s