• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë: Ka sasi të mjaftueshme të insulinës në farmacitë e insulinës

Ministria e Shëndetësisë: Ka sasi të mjaftueshme të insulinës në farmacitë e insulinës

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në farmacitë e insulinës ka sasi të mjaftueshme të medikamentit "ozempik" dhe "ribelsus" sipas sasive të kontratës së prokurimit publik. Sasi të këtyre dy insulinave dërgohen në mënyrë të vazhdueshme në farmacitë e insulinës.

Nga Ministria bëjnë të ditur se lidhur me insulinën "Ryzodeg", ka marrë njoftim nga kompania Novo Nordisk Pharma se ka mungesë globale të këtij ilaçi.

"Ilaçi gjendet në vendin tonë, por merret në sasi sipas procedurës së tenderit. Për këtë qëllim, pacientëve që kanë nevojë për terapi me insulinë pajisen me një zëvendësues të përshtatshëm të insulinës të të njëjtit gjenerik", bëjnë të ditur në Ministrin duke potencuar se të gjithë pacientët e marrin terapinë e nevojshme të insulinës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR