• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik nga zjarret për objektet infrastrukturore të armatës në Krivollak

Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik nga zjarret për objektet infrastrukturore të armatës në Krivollak

Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës sonte informuan se nuk ka rrezik nga zjarret për objektet e infrastrukturës së armatës në Krivollak dhe të gjitha objektet kritike janë të sigurta.

Kumtesa është për shkak të “informacionit transparent dhe të vërtetë” pasi nëpër media dhe rrjete sociale pati publikime lidhur me zjarret në rajonin e poligonit ushtarak Krivollak.

"Shtatmadhoria e armatës informon se gjatë orëve të pasdites në poligonin Krivollak janë djegur objekte të vjetra të rrënuara të cilat nuk janë të rëndësisë kritike dhe janë përdorur si hapësira ndihmëse gjatë kampeve. Të gjitha objektet infrastrukturore të armatës që janë të rëndësisë së posaçme janë të sigurta dhe konform vlerësimeve dhe procedurave të armatës...", kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria.

Pjesëtarët e armatës që janë në terren kanë lokalizuar zjarre, ku siç thuhet, “mund të jenë potencialisht kërcënuese për objektet infrastrukturore që janë të rëndësisë së veçantë”.

"Poashtu në kuadër të komandës së poligonit ka një numër të mjaftueshëm mjetesh dhe pajisjesh kundër zjarreve si dhe personel në gatishmëri të përhershme për angazhimin në kohë për parandalimin e zjarreve të çdo objekti të rëndësisë së veçantë", thuhet në kumtesë.

Gjatë angazhimit në shuarjen e zjarreve, thonë nga Shtatmadhoria dhe Ministrisë së Mbrojtjes, respektohen të gjitha procedurat e sigurisë për pjesëtarët e armatës dhe merren të gjitha masat e caktuara për sigurinë dhe mbrojtjen personale.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR