• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria e Mbrojtjes në vendin e parë në rajon sipas Indeksit të transparencës

Ministria e Mbrojtjes në vendin e parë në rajon sipas Indeksit të transparencës

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes është institucioni i renditur i parë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon sipas raportit më të ri konform Indeksit të transparencës të Fondacionit Metamorfozis. Maqedonia e Veriut, mejgithatë është lidere në raport me transparencën në krahasim me Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë, njoftuan sot nga Ministria e Mbrojtjes.

Me 89,72 për qind plotësim të kritereve në katër shtylla - qasje, efikasitet, integritet dhe transparencë, siç është theksuar në komunikatë, Ministria e Mbrojtjes është në vendin e parë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me 79, 14 për qind është e renditur e dyta në listë, ndërsa Ministra e Punëve të Brendshme me 78,9 për qind është në pozicionin e tretë.

Në raport me katër shtyllat, në të cilat bazohet ky indeks i përbërë, mbrojtja prin në pjesën e transparencë, si dhe në sferën e integritetit, ku janë të plotusra 100 për qind të kritereve.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, e cila është drejtuar pas prezantimtit të Indeksit të transparencës për këtë vit, ka porositur se është krenare në suksesin e arritur, për të cilin ka thënë se është rregullativë e rëndësishme ligjore, por edhe vullneti për zbatimin e saj, e cila është evidente në Ministrinë e Mbrojtjes. 

Ministrjka theksuar se transparenca e mbrojtjes është e vendosur me akte juridike, me rregullore. Strategji komunikuese, por ehde me ekip të përkushtuar, i cili bashkëpunon edhe me organizatat civile.

"Dyert e të gjitha institucioneve duhet të jenë të hapura për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile sepse shumë shpesh ato japin zgjidhje që ndoshta institucionet dhe administrata nuk mund t'i njohin në atë moment. I jam mirënjohës organizatave të shoqërisë civile që gjithmonë e monitorojnë me vigjilencë punën e institucioneve", theksoi ministrja.

Transparenca është përgjigja më e mirë ndaj dezinformatave dhe lajmeve të rreme, tha Petrovska dhe shtoi se Ministria është e gatshme të ndajë përvojat e saj për të ndërtuar rezistencë sociale ndaj këtyre dukurive të dëmshme.mb/

Foto: Ministria e Mbrojtjes
 

QËNDRONI TË LIDHUR