• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria e Mbrojtjes do të blejë helikopterë transportues për shumë qëllime

Ministria e Mbrojtjes do të blejë helikopterë transportues për shumë qëllime

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin nga Ministria e Mbrojtjes për nevojën e dhënies së kontratës për blerjen e helikopterëve transportues për shumë qëllime, duke lidhur marrëveshje qeberi dhe qeveri ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Italiane.

Siç thuhet në kumtesë, Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, autorizohet të nënshkruajë Marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, për bashkëpunim në fushën e aviacionit me helikopter ushtarak.

Konform nevojës për reformimin e sektorit të mbrojtjes dhe integrimin e tij në NATO, të përcaktuar në Rishikimin strategjik të mbrojtjes, siç është komunikuar nga Ministria e Mbrojtjes, veprohet sipas Planit afatgjatë për modernizimin dhe pajisimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të arritur ndërveprueshmëri të plotë me armatat e vendeve-partnere të NATO-s.

Në seancë, Qeveria, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, mori Vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në misionin e NATO-s “Prezencë e shpërndarë e përforcuar" (Enhanced Forward Presence -eFP) në Republikën e Letonisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR