• e premte, 08 nëntor 2024

Ministria e Kulturës: Filloi procesi i pagesës së pagave me rritje prej 10 për qind, në mars do të ketë harmonizim të ri të pagës minimale

Ministria e Kulturës: Filloi procesi i pagesës së pagave me rritje prej 10 për qind, në mars do të ketë harmonizim të ri të pagës minimale

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Kulturës informon se ka filluar procesi i pagesës së pagave në kulturë me rritje prej 10 për qind, duke vepruar sipas Marrëveshjes së përgjithshme kolektive në sektorin publik sipas Konkluzionit të Qeverisë të datës 26 shtator me çka obligohen autoritetet shtetërore të rrisin pagën bazë bruto me 10 për qind.

"Qeveria ka siguruar Kontratë të përgjithshme kolektive me të cilën të gjithë marrin pagë me rritje prej 10 për qind dhe është e drejtë që punonjësit në resorin e kulturës të kenë të njëjtat të drejta që mundësohen nga Kontrata e përgjithshme kolektive të cilën Ministria e Kulturës e implementon", thuhet në kumtesën e ministrisë.

Nga aty theksojnë se pas negociatave me sindikatat, SKRM dhe SASHK për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme ligjore për respektimin e Konkluzionit dhe zbatimin e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, pagat kanë filluar të paguhen sipas akteve të pranuara më parë dhe përllogaritjeve nga ana e drejtorëve dhe institucioneve.

"I sigurojmë sindikatat dhe të punësuarit në kulturë se nuk ka arsye për mosbesim për siç thonë ata, 'keqpërdorimin e Konkluzionit të Qeverisë për zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, duke tentuar të kufizojë pagën bazë bruto të të punësuarve në kulturë dhe të mos lejojë rritjen e parashikuar nga Marrëveshjet kolektive. Sindikatat që përfaqësojnë të punësuarit në fushën e kulturës nuk kanë pranuar propozimin e Aneksit të marrëveshjes kolektive për kulturën për të rregulluar mënyrën e pagesës së pagave", thuhet në kumtesë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR