• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministria e Kulturës: Ashpërsohet regjimi për ndërtime në bërthamën e vjetër të qytetit të Ohrit

Ministria e Kulturës: Ashpërsohet regjimi për ndërtime në bërthamën e vjetër të qytetit të Ohrit

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria miratoi sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e bërthamës së vjetër të qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, me të cilin ashpërsohet regjimi për objektet në bërthamën e vjetër të qytetit të Ohrit.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës, me projektligjin që Qeveria ka vendosur në seancën e sotme, propozohet që të ashpërsohet regjimi i mbrojtjes së kompleksit monumental të bërthamës së vjetër të qytetit në përputhje me rekomandimet dhe vendimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s dhe në përputhje me Planin për Menaxhim të Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore në Rajonit të Ohrit me një Plan Veprimi (2020-2029).

Amendamenti më domethënës që parashikon projekt-ligji është se deri në miratimin e planeve të reja të detajuara urbanistike në përputhje me regjimin e mbrojtjes të përcaktuar në këtë ligj, nuk do të mund të ndërtohen ndërtesa të reja, shtesa dhe përmirësime në bërthamën e vjetër të qytetit të Ohrit.

Ata shtojnë se Projektligji përmban dispozita për një regjim specifik të mbrojtjes së bërthamës së qytetit të vjetër të Ohrit dhe zonës së kontaktit të tij, qëllimi i të cilit është parandalimi i veprimeve, dukurive dhe ndikimeve që shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëme, ndryshim të pakthyeshëm, shkatërrim ose degradim të njësisë memoriale.

Bërthama e vjetër e qytetit të Ohrit është pjesë përbërëse e pronës së mbrojtur si "Zonë Natyrore dhe Kulturore-Historike e Ohrit që nga viti 1978, si dhe "Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Rajonit të Ohrit", e regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në vitin 1979/ 80. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR