• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministria e Financave: Punësimet në gjyqësor dhe prokurori kanë mbetur të parealizuara edhe pse janë buxhetuar

Ministria e Financave: Punësimet në gjyqësor dhe prokurori kanë mbetur të parealizuara edhe pse janë buxhetuar

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Prokurorisë dhe gjyqësorit nuk i janë shkurtuar mjetet. Shkurtim ka vetëm në pjesën e punësimeve të reja sepse punësimet nuk janë realizuar në mënyrën se si është paraparë buxheti, thonë nga Ministria e Financave. 

Nga Ministria e Financave sqarojnë se paratë e destinuara për punësime të reja në gjyqësor dhe prokurori mbeten të parealizuara me çka ata i kanë ridestinuar paratë për paga.

Pra, kemi pasur situata që të mos realizohet, thonë nga Ministria e Financave, duke shtuar se rritja e buxhetit të gjyqësorit dominon në pjesën e kategorive të pagave.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në takimin e sotëm me gazetarët theksoi se është shkurtuar vetëm pjesa për punësime pasi në periudhën e kaluar është dëshmuar se për këtë janë marrë para nga buxheti, por nuk është punësuar kuadër i ri.

"Si prokuroria ashtu edhe gjyqësori kanë të drejtën e kompensimit të rrezikut prej 35 për qind. Kjo nuk do të thotë se ata kanë të drejtë dhe duhet ta marrin atë, kanë të drejtë në disa situata të tilla. Ata parashikojnë këtë në shkallën e pagave vazhdimisht se do të punësojnë kuadro të ri. Nuk punësojnë askënd, aty-këtu dikë dhe pastaj i ridestinojnë mjetet e tyre, ndërsa punësime të reja nuk ka askund", tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. 

Sa i përket vërejtjeve të prokurorisë dhe gjyqësorit se buxhetet e tyre duhet të jenë në një përqindje të buxhetit të Republikës nga Ministria e Financave thonë se niveli i buxhetit në këto dy fusha plotëson përqindjen që kanë vendet e tjera, por se përqindja e efikasitetit është e ulët dhe se besimi në gjyqësor është dy për qind.

Për këtë vit, siç bëjnë të ditur nga atje, Prokuroria nuk ka dorëzuar as plan vjetor të punësimit.

Përfaqësuesit e Këshillit buxhetor gjyqësor dhe Prokurorisë publike të shtetit, Silvija Janevska dhe Lubomir Kocevski në ditën e parë të debatit për ribalancin e buxhetit dolën me vërejtje se nuk guxon të ketë shkurtim të mjeteve të destinuara për gjyqësorin dhe prokurorinë, sepse do të ndikojë në autonominë e tyre dhe në cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë.

Në ribalancin, siç deklaron ministrja, janë siguruar para edhe për thirrjet publike të Ministrisë së Ekonomisë për blerjen e kondicionerëve inverter. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR