• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli Thirrje publike për bashkëfinancim të projekteve për specializim të mençur, transformim të gjelbër dhe digjital

Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli Thirrje publike për bashkëfinancim të projekteve për specializim të mençur, transformim të gjelbër dhe digjital

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA)- Në bazë të Programit për mbështetjen e industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024, Ministria e Ekonomisë dhe Punës e kryesuar nga ministri Besar Durmishi ka shpallur thirrjen publike për bashkëfinancimin e projekteve novatore, hulumtuese dhe zhvillimore në lidhje me specializimin e mençur, transformimin e gjelbër dhe digjital në fushën e domeneve të përcaktuara në përputhje me Strategjinë e specializimit të mençur të realizuar në partneritet për bashkëpunim midis akademisë dhe biznesit, si dhe faktorëve të tjerë nga heliksi i katërfishtë. Kjo strategji zbatohet në partneritet midis akademisë dhe biznesit, si dhe faktorëve të tjerë të spirales së katërfishtë.

Qëllimi i thirrjes publike është zhvillimi dhe implementimi i projekteve në kuadër të cilave do të vendoset dhe formalizohet bashkëpunimi afatgjatë midis faktorëve nga heliksi i katërfishtë dhe palëve të tjera të interesuara.

Projektet duhet të nxisin specializimin, transformimin e gjelbër dhe digjital në sektorin privat duke përdorur shërbimet nga akademia për të transferuar njohuritë, inovacionet dhe teknologjitë, për të krijuar produkte, shërbime dhe procese ttë reja ose për të përmirësuar produktet, shërbimet dhe proceset ekzistuese me vlerë të lartë të shtuar që do të jenë konkurruese në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare.

Nga rezultatet e implementimit të këtij projekti Ministria e Ekonomisë dhe Punës pret që të kontribuohet në rritjen e konkurrencës së subjekteve afariste nga industria përpunuese dhe domenet e Strategjisë së specializimit të mençur.

Shpallja publike u publikua në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe për këtë masë janë parashikuar gjithsej 15.000.000 denarë nga buxheti i Ministrisë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR