• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministria e Ekonomisë dhe Punës me subvencione të reja për zejtarët, thirrjet të hapura deri më 1 tetor

Ministria e Ekonomisë dhe Punës me subvencione të reja për zejtarët, thirrjet të hapura deri më 1 tetor

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Ekonomisë dhe Punës do t'i subvencionojë zejtarët përmes bashkëfinancimit prej 40 për qind të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë për aplikant, të bëra për blerjen e makinave apo veglave të reja dhe dizajnimin e produktit të ri.

Siç informoi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, para vizitës së dyqaneve të zejtarisë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, për thirrjen janë parashikuar 6.500.000 denarë nga Buxheti i Ministrisë.

 

Министерството за економија и труд денеска објави пет јавни повици согласно Програмата за развој на претприемништвото и конкурентноста на мали и средни претпријатија за 2024 година, за што ка

"Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë zejtarët e regjistruar aktivë dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare, ndaj të cilëve nuk është hapur procedurë e falimentimit, të cilët nuk kanë borxhe ndaj shtetit dhe ndaj të punësuarve, të kenë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike dhe të mos kenë marrë mjete financiare sipas thirrjeve publike të Ministrisë së Ekonomisë në tre vitet e fundit", deklaroi Durmishi.

 

Ministri informoi se për të zhvilluar dhe mbështetur zejtarinë, Ministria e Ekonomisë dhe Punës gjithashtu javën e kaluar lëshoi një thirrje për mbështetje për projekte të shoqatave dhe odave të zejtarëve për projekte që çojnë në organizimin e trajnimeve për zejtari individuale dhe zejtari krijuese, organizimin e forumeve, organizimin e aktiviteteve promovuese dhe trajnime për të rritur vetëdijes për përfitimet e legalizimit të biznesit zejtar.

"Dua t'i siguroj se nuk do të ndalemi këtu dhe se në të ardhmen do të krijojmë masa dhe politika për të mbështetur zejtarët, sepse zejtaria është një faktor për zhvillimin ekonomik në vendin tonë. Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar dhe e hapur ndaj propozimeve që synojnë zhvillimin e zejtarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut", u tha ministri Durmishi zejtarëve.

Thirrjet publike janë publikuar ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë, ndlërsa zejtarët dhe shoqatat e zejtarëve mund të aplikojnë më së voni deri më 1 tetor të vitit 2024

Në vizitë të dyqaneve të zejtarëve përveç ministrit të Ekonomisë dhe Punës, ishte edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti,  kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe deputeti Bekim Sali. ls/


Фото:МИА архива 

QËNDRONI TË LIDHUR