• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve turke për ekstradimin e Palevskit

Ministria e Drejtësisë shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve turke për ekstradimin e Palevskit

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Ministria e Drejtësisë ka shprehur mirënjohje deri te autoritetet turke për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për ekstradimin e Lupço Palevskit-Pallço i cili sonte u transferua nga Turqia në vend dhe është dërguar në burgun e Shutkës.

"Ministria e Drejtësisë dhe ministri Krenar Lloga, shprehin mirënjohje për autoritetet turke, veçanërisht për ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç për reagimin e shpejtë të tyre dhe marrjen e të gjitha masave për ekstradimin e Lupço Palevskit. E gjithë procedura u realizua në një periudhë relativisht të shkurtër prej më pak se pesë muaj. Kjo është një shenjë e mirë për shoqërinë dhe një porosi që drejtësia do t'ju arrijë kudo që të jeni!", qëndron në postimin e Ministrisë së Drejtësisë në Fejsbuk.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR