• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministria e Drejtësisë nuk ka informatë se Alil Demiri është liruar

Ministria e Drejtësisë nuk ka informatë se Alil Demiri është liruar

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Drejtësisë për MIA-n informoi se deri në këtë moment nuk ka marrë informatë zyrtare se personi Alil Demiri është liruar.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Maqedonisë së Veriut, dje në Kosovë e privoi nga liria Alil Demirin (38) në bazë të fletë-arrestit të shpallur ndërkombëtar nga MPB e RMV-së, kërkuar në bazë të urdhrit të Gjykatës themelore Shkup 1, për vepër të kryer penale "terrorizëm" të paraparë sipas nenit 394 nga kodi penal, lidhur me vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smillkovës.

Pasi që sot në mediume u paraqitën informata se Demiri ka qenë i liruar sepse prokuroria ka hequr dorë nga kërkesa për paraburgim, MIA kërkoi qëndrim nga Ministria e Drejtësisë, prej ku informuan se deri në këtë moment nuk kanë marrë informatë zyrtare se personi Alil Demiri është liruar.

Nga Ministria e Drejtësisë, paraprakisht sot informuan se kërkesa për ekstradim të personit Alil Dmeiri prej vitit 2028 ende është aktive, përkatësisht presin përgjigje. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR