• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë: Kuvendi e miratoi Ligjin për drejtësi për fëmijët

Ministria e Drejtësisë: Kuvendi e miratoi Ligjin për drejtësi për fëmijët

Shkup, 15 mars 2024

Qëllimi kryesor i ligjit, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë, është realizimi i interesit më të mirë të fëmijës.

Përpunimi i këtij ligji ishte gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijë, UNICEF-it dhe organizatave joqeveritare

Me këtë ligj bëhet harmonizimi me direktivat e BE-së, që i referohen mbrojtjes procedurale të fëmijëve të cilët janë të dyshuar ose të akuzuar në procedurë penale dhe për përcaktimin e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit;

Mundësohet unifikimi i sistemit të ndihmës juridike për fëmijët në të gjitha dispozitat e Propozim Ligjit;
 
Forcimi i mbrojtjes së fëmijëve viktima dhe dëshmitarë në procedurë penale;

Futja e dispozitave procedurale në lidhje me rrjedhën e procesit gjyqësor ndaj fëmijës dhe shqyrtimit kryesor; Fuqizimi i mekanizmave për parandalimin e delikuencës së fëmijëve në nivel lokal dhe qendror, si dhe fuqizimi institucional, material dhe funksional i Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës Fëmijërore.

Karakteristikë bazë e Ligjit për drejtësi për fëmijët është vendosja dhe rregullimi i drejtësisë restauruese, gjegjësisht procedurave jashtëgjyqësore për veprimin e fëmijës që me ligj është parashikuar si vepër penale ose kundërvajtje.

Risi mjaft e rëndësishme me këtë ligj është rregullimi i së drejtës për dëmshpërblimin e fëmijës viktimë.

Në bazë të paragrafit 1 të nenit 151 të këtij ligji, përcaktohet se me qëllim të dëmshpërblimit të fëmijës i cili është viktimë ose është i dëmtuar me një veprim që me ligj parashikohet si vepër penale e dhunës dhe akteve të tjera të dhunës individuale ose grupore, ndahen mjete në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë

__________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR