• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga autoritetet turke që Lupço Palevski të mbahet në paraburgim deri në përfundimin e procedurës për ekstradim

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga autoritetet turke që Lupço Palevski të mbahet në paraburgim  deri në përfundimin e procedurës për ekstradim

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Drejtësisë informon se nga autoritetet kompetente turke kanë kërkuar që Lupço Palevski, i akuzuari i parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, të mbahet në paraburgim për shkak të ekstradimit deri në përfundim të procedurës. Nga atje thonë se presim që Turqia menjëherë të veprojë sipas kërkesës së tyre. 

"Ministria e Drejtësisë sot në orën 09:20 mori njoftim zyrtar nga Interpoli se personi Lupço Palevski, i kërkuar me flet-arrest ndërkombëtar, është privuar nga liria në Turqi. Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurën e ekstradimit dhe po mbledh të gjitha dokumentet nga institucionet që nevojiten për realizimin e tij. Janë bërë kontakte me PPRMV-së dhe PTHP-së Shkup për të kompletuar në mënyrë të rregullt të gjitha shkresat që të mundet të veprojë Ministria e Drejtësisë. Jemi në koordinim me të gjitha institucionet përkatëse për të vepruar menjëherë nuk do të presim afatin 40-ditor për të paraqitur kërkesën për ekstradim" qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. 

Siç shpjegojnë, në procedurë duhet t`i pranojmë shkresat, të përgatitet kërkesa për ekstradim, të gjitha dokumentet duhet të përkthehen në gjuhën turke  (PTHP i përkthen shkresat e saj, ndërsa Ministria e Drejtësisë kërkesën për ekstradim) dhe dërgohet përmes DHL-it  (paraprakisht e dërgojmë në mënyrë elektronike nëpërmjet INTERPOL-it)

Lidhur me procedurën ligjore të ekstradimit, ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë vepron sipas njoftimit të pranuar se personi i kërkuar me urdhër arrest  ndërkombëtar është lokalizuar ose është privuar nga liria në një shtet të huaj. 

"Pasi që të pranohet ky njoftim (zakonisht nga MPB - SBPN - INTERPOL),  mblidhen shkresat nga organi që ka lëshuar urdhrin për lëshimin e flet-arrestit ndërkombëtar. Pas pranimit të shkresave nga organi që ka lëshuar flet-arrestin ndërkombëtar, përgatitet Kërkesa për ekstradim. Ministri i Drejtësisë ose personi i autorizuar prej tij, e nënshkruan Kërkesën për ekstradim. Më pas shkresat e kompletuara i dërgohen organit qendror (zakonisht Ministrisë së Drejtësisë) të shtetit ku ndodhet personi i kërkuar. Pas përfundimit të procedurës në shtetin e huaj, dakordohen për marrjen e personit ndërmjet Ministrive të Punëve të Brendshme (zyrat e INTERPOL-it)", shpjegojnë prej atje.

Lupço Palevski - Palço,   i dyshuari kryesor për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, dje është arrestuar sonte në Turqi, ndërsa për katër të tjerët të dyshuar gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup caktoi masë paraburgimi prej 30 ditë me kërkesë të Prokurorisë Publike e cila hapi procedurë hetimore për dy vrasje në mënyrë mizore pas kallëzimit penal të pranuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Këto janë informacionet e fundit që dje i kumtuan kompetentët lidhur me vrasjen e të miturës Vanja dhe Pançes nga Velesi, të cilët u paraqitpn të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor. 

 Siç bënë të ditur dje nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, procedura hetimore udhëhiqet kundër pesë personave, prej të cilëve katër si  bashkëkryerës kanë kryer dy vepra penale "rrëmbim" dhe dy vrasje në mënyrë mizore, prej të cilëve një e mitur dhe tjetri për përfitim, ndërsa i dyshuari i pestë u ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale rrëmbim të të miturës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR