• e premte, 27 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë kërkoi nga Këshilli gjyqësor që ta dorëzojë procesverbalin nga seanca e djeshme

Ministria e Drejtësisë kërkoi nga Këshilli gjyqësor që ta dorëzojë procesverbalin nga seanca e djeshme

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Ministria e Drejtësisë për shkak të marrjes së më shumë informacioneve ka dërguar kërkesë në Këshillin gjyqësor që ta dorëzojë për shqyrtim Procesverbalin nga seanca e djeshme, si dhe rendi i ditës i miratuar, në të cilin u shkarkua kryetarja e KGJ, Vesna Dameva.

Në komunikatën e sotme thuhet se Ministria e Drejtësisë po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin gjyqësor.

"Pavarësisht se Këshilli gjyqësor është organ autonom dhe i pavarur që duhet të sigurojë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit, kjo që po ndodh aktualisht, në masë të madhe  do të ndikojë në besimin e mëtutjeshëm  të qytetarëve në gjyqësor. Për të marrë më shumë informacione, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesë Këshillit gjyqësor që të dërgojë në këqyrje procesverbalin e seancës së 438-të, si dhe Rendin e miratuar ditor. Shpresojmë dhe urojmë që situata e përgjithshme të tejkalohet dhe Këshilli gjyqësor të jetë organ që do të kujdeset për reputacionin e gjyqësorit", theksohet në komunikatën e Ministrisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR