• e shtunë, 29 qershor 2024

Ministria e Drejtësisë: Interpretimin autentik të ligjeve e bën Kuvendi

Ministria e Drejtësisë: Interpretimin autentik të ligjeve e bën Kuvendi

Shkup, 29 gusht 2023

Interpretimi autentik i ligjeve bëhet nga Kuvendi. Kryetari i PCER  Samka Ibraimovski, KSOM, No Pasaran  t'i drejtohen  shtëpisë së legjislacionit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më datën 18. 07. 2023, miratoi dy vendime ligjore:

Ndryshime në Ligjin për Përmbarim me 1 nen, i cili i referohet nenit 18 dhe në pjesën për shumën e kamatës së papaguar dhe ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet Obligative me 3 nene. Ligjet janë shpallur në Gazetën Zyrtare 154/2023, të datës 20 korrik.

Përmbaruesit veprojnë në përputhje me Ligjin për Përmbarim i cili vërteton se :

- përmbaruesi vepron në bazë të dokumentit përmbarues - të përcaktuar në nenin 12 dhe me kërkesë të kreditorit,

- përmbaruesi nuk guxon të refuzojë zbatim të përmbarimit - neni 3,

- sjell urdhra dhe përfundime, harton procesverbale, parashtron kërkesa për konfirmime dhe shënime zyrtare në përputhje me ligjin - neni 40,

- forma e akteve përcaktohet nga ana e Ministrit. 

Ndryshimi ligjor në nenin 18 të Ligjit përcakton se: “Kur në dokumentin përmbarues përcaktohet arkëtimi i kamatës nga debitori, e njëjta llogaritet dhe arkëtohet deri në ditën e pagesës së mjeteve në llogarinë e veçantë të përmbaruesit., deri në momentin kur kamata e paguar do ta arrijë shumën e borxhit kryesor." 

Dispozita ligjore drejtpërsëdrejti e derogon dokumentin përmbarues në pjesën e kamatës dhe nuk vërteton ndonjë bazë për miratimin e ndonjë akti nga ana e përmbaruesit – i cili duhet të përcaktohet nga ministri. Përmbaruesit e zbatojnë atë drejtpërdrejt. 

Në të njëjtën kohë, përmbaruesit nuk kanë kompetencë ligjore që të vendosin sipas bindjes apo dispozitës së tyre personale dhe të ndërmarrin veprime që nuk janë të parapara dhe të përcaktuara me Ligjin për përmbarim.

Ligji për përmbarimin rregullon sferën e përmbarimit të detyrueshëm të dokumenteve përmbaruese. Nëse debitorët veprojnë në kohë në përputhje me vendimet ligjore të gjykatës dhe urdhërpagesat e noterit dhe e realizojnë vullnetarisht detyrimin e urdhëruar nga gjykata ose noteri, nuk ka nevojë të bëhen subjekt i përmbarimit të detyruar. Nëse individi duhet t'i drejtohet gjykatës ose noterit për të realizuar të drejta të caktuara, nuk ka nevojë të shkojë te përmbaruesi. Mjafton vetëm respektimi i vendimit përfundimtar të gjykatës apo noterit.  

Ndërsa, ndryshimi Ligjor i dytë i referohet Ligjit për Marrëdhëniet Obligative, i cili paraqet ligj sistemik me të cilin rregullohen të gjitha marrëdhëniet kontraktore dhe të tjera obligative në shitjen e mallrave dhe shërbimeve për të gjithë personat juridikë dhe fizikë.

Çdo problem që lind si pasojë e zbatimit të Ligjit për Marrëdhëniet Obligative (LMO), paraqet një lëndë për mbrojtje gjyqësore në korniza të procesit gjyqësor. 

Pra, përveç shumë çështjeve të tjera, LMO rregullon edhe kamatat e kontraktuara e penale dhe vjetërsimin. Në ndërkohë, në nenin 349 (i cili nuk u nënshtrohet ndryshimeve ligjore) është vërtetuar se Gjykata nuk e merr parasysh vjetërsimin nëse debitori nuk është thirrur në të. Janë të shumta dispozitat ligjore që rregullojnë hapësirën e vjetërsimit të kërkesave dhe të drejtën për të kërkuar përmbushjen e detyruar të obligimit, si heqja dorë nga vjetërsimi dhe njohja e borxhit, ndërsa për to vendos vetëm Gjykata. 

Ministria e Drejtësisë

________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR