• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministria e Drejtësisë: Gjykata kushtetuese pranoi edhe dy iniciativa të parashtruara nga ministri Lloga

Ministria e Drejtësisë: Gjykata kushtetuese pranoi edhe dy iniciativa të parashtruara nga ministri Lloga

Shkup, 20 dhjetor 2023

Gjykata Kushtetuese miratoi edhe dy vendime të tjera për shfuqizimin e Rregullores dhe Aktvendimit, për të cilat gjykata ka vlerësuar se është tejkaluar afati kushtetues për publikim në Gazetën Zyrtare, e të cilat ishin kontestuar  me iniciativa të dorëzuara nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Me  këto  vendime  të  Gjykatës  Kushtetuese, numri i Rregulloreve të shfuqizuara  për  të  cilat  janë  dorëzuar 20 iniciativa,  është rritur në gjithsej  5  Rregullore dhe 1 Aktvendim, përkatësisht gjithsej 6 rregullore të  cilat  u  kontestuan  dhe  për të cilat nga gjykata është “vlerësuar se është  tejkaluar  afati  kushtetues për publikim, i paraparë në nenin 52 të Kushtetutës”.

Ministria e Drejtësisë

Foto: MIA arkiv

_______________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR