• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë përgjigje për kërkesën për ekstradim të Alil Demirit nga viti 2018

Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë përgjigje për kërkesën për ekstradim të Alil Demirit nga viti 2018

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Kërkesa për ekstradimin e personit Alil Demiri nga viti 2018 është ende aktive, njoftoi Ministria e Drejtësisë lidhur me ekstradimin e Demirit, i cili dje është privuar nga liria në bazë të urdhërit ndërkombëtar të lëshuar për veprën penale “terrorizëm” në lidhje me vrasjen e rëndë të pesëfishtë në liqenin e Smilkovës.

Ministria e Drejtësisë thotë se tashmë gjykata kompetente është përgjegjëse për procedurat e mëtutjeshme, dhe që nga viti 2018 nuk ka asnjë përgjigje lidhur me ekstradimin.

"Për Alil Demirin janë kërkuar dy ekstradime. Për herë të parë nga Republika e Kosovës është kërkuar ekstradim më 15 mars 2013. Kërkesa për ekstradim ishte refuzuar me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të tetorit të vitit 2015, të konfirmuar nga Gjykata e Apelit e Kosovës në janar të vitit 2016. Për Demirin ka një përgjigje zyrtare nga Kosova në shkurt të vitit 2016. Ekstradimi u kërkua sërish më 5 shtator 2018. Në procedurë është dorëzuar gjithçka e kërkuar nga autoritetet e Kosovës. Përgjigje për ekstradimin nga viti 2018 nuk është marrë", njofton Ministria e Drejtësisë, duke shtuar se ekstradimi i vitit 2018 është ende aktiv.

Për vrasjen e pesëfishtë pranë liqenit të Smilkovës më 12 prill 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm kanë qenë të dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim e Haki Aziri dhe Sami Luta. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR