• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë: 40 ditë paraburgim ekstradues për Lupço Palevskin në Turqi

Ministria e Drejtësisë: 40 ditë paraburgim ekstradues për Lupço Palevskin në Turqi

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Drjetësisë pasdite kumtoi se Lupço Palevskit, i dyshuar për vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski, i cili ishte arrestuar në Balikesir, Turqi, i është caktuar paraburgim ekstradues në kohëzgjatje prej 40-të ditësh.

"Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara dërgoi letër te Ministria e Drejtësisë në të cilën njofton se po na dërgon një notë të pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, në përgjigje të notës së dërguar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara të datës 06.12.2023, me të cilën njoftojnë se në bazë të shkresës së pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit Publik Balikesir, Lupço Palevskit i është caktuar paraburgimi ekstradues në kohëzgjatje prej 40 ditësh", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR