• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria e administratës publike hap debat për propozim- ligjet për sektorin publik

Ministria e administratës publike hap debat për propozim- ligjet për sektorin publik

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Administratës Publike (MAP) ka tërhequr nga procedura parlamentare Propozim- ligjin për nëpunësit administrativë, Propozim- ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Propozim- ligjin për zhvillim dhe aftësim profesional të administratorëve të iniciuar nga qeveria e kaluar në kuadër të fushatës me moton “Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore”.

Siç deklaroi në konferencën e sotme për media ministri i Administratës publike, Goran Minçev ky obligim është konform Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore me të cilin është themeluar kjo ministri, si dhe me qëllimin që kjo ministri të marrë mendime dhe sugjerime nga të gjitha palët e interesuara.

"Përsëri po hapim një debat të gjerë për këto ligje në mënyrë që të gjitha palët e interesuara dhe të prekura, organizatat e shoqërisë civile, institucionet, sindikatat, organizatat ndërkombëtare, përfaqësuesit e SIGMA-s dhe Komisionit Evropian, ekspertët dhe opozita në vend të japin kontributin dhe mendimin e tyre. Korniza e re ligjore duhet të përmirësojë menaxhimin e resurseve njerëzore në administratë dhe të sigurojë punësimin dhe promovimin e bazuar në merita. Duke filluar nga MAP organizon një proces konsultimi duke organizuar një fushatë me moton “Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore”. Kjo fushatë është dëshmi e përkushtimit kolektiv të Qeverisë për të forcuar efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e administratës publike në vendin tonë", ka thënë mes tjerash Minçev.

Ai informoi se nga dita e djeshme Propozim- ligjet tashmë janë publikuar në ENER ku mund të jepen propozime, sugjerime, mendime.

Diskutim publik mbi sfidat kryesore me të cilat përballen institucionet e sektorit publik në vend, si pjesë e fushatës, do të organizohet në partneritet me Qendrën për menaxhim të ndryshimeve dhe me mbështetjen e Ambasadës britanike dhe ambasadorit Metju Loson dhe NET-fondit.

Debati i parë publik do të mbahet nesër, ndërsa ndër temat në pjesën e Propozim- ligjit për ngritjen profesionale dhe aftësimin e nëpunësve administrativë janë themelimi i Agjencisë për zhvillim profesional, trajnimi i nëpunësve administrativë dhe zbatimi i parimeve të një hapësire të vetme administrative etj.

Për tre ligjet do të organizohen më shumë debate dhe i gjithë procesi, siç tha Minçev, duhet të përfundojë për dy muaj, gjegjësisht në fund të shtatorit, sepse kemi një pikë referimi që këto ligje të kthehen sërish në Kuvend dhe të fillojnë të zbatohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Sipas tij, këto ligje siç janë propozuar në Kuvend nënkuptojnë partizim të administratës.

Lidhur me atë sa do të kushtojë fushata, ai theksoi se në këtë moment kjo ministri e re ende nuk ka buxhetin e saj, ndaj debati i parë është nën kujdesin e Qendrës për menaxhim me ndryshime dhe të Ambasadës britanike.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR