• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri Balla iu falënderua Spasovskit dhe Oikonomus për përgjigje pozitive për rritjen e sporteleve në vendkalimet kufitare

Ministri Balla iu falënderua Spasovskit dhe Oikonomus për përgjigje pozitive për rritjen e sporteleve në vendkalimet kufitare

Tiranë, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, shprehu falënderime deri te kolegët e tij nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Janis Oikonomu dhe Oliver Spasovski për përgjigjen pozitive për kërkesën e tij që të rritet numri i sporteleve në vendkalime, për shkak të frekuencës së rritur.

Për këtë shkak, siç thuhet në publikimin e tij në rrjetet sociale, ka realizuar bisedë telefonike, e që ka të bëjë me vendkalimet Qafëthanë, në kufirin Shqipëri-Maqedoni e Veirut dhe Kakavijë dhe Kapshticë, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Gjirokastro, respektivisht Korçë.    

"Gjatë festave shumë bashkëatdhetarë dhe turistë të shumtë vijnë në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve. Po ndjekim orë pas ore situatën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut (Kakavijë, Kapshticë, Qafëthanë) ku në momente të caktuara krijohen radhë të mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri kryesisht. Dëshiroj të falenderoj kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Janis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët sapo kam komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar", ka shkruar Balla.

Ai shtoi se nuk paraqiten vonesa të shumta në pikat e tjera të kalimit me Kosovën dhe Malin e Zi, por edhe aty "vijojmë të ndjekim flukset". bsh/

Foto: Fejsbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR