• e hënë, 08 korrik 2024

Ministri turk i Punëve të Jashtme: Ngjarjet në Lindjen e Afërt paralajmërojnë eskalim në rajon

Ministri turk i Punëve të Jashtme: Ngjarjet në Lindjen e Afërt paralajmërojnë eskalim në rajon

Zagreb, 16 janar 2024 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan sot deklaroi se ngjarjet aktuale në Lindjen e Afërt tregojnë se lufta tre mujore në gazë "po lëvid drejt diçkaje më të gjërë".

"Ajo që ndodhi në Detin e Kuq, Siri dhe Irak paralajmëron se spiralja e luftës në Gazë gradualisht do të shndërrohet në një vorbull gjithnjë në rritje, tha Fidan në konferencën për shtyp në Ankara pas takimi me homologun e tij kroat, Gordan Gërliq-Radman,

Fidan e përsëriti qëndrimin e Turqisë për këtë çështje - se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon pa siguri dhe sovranitet të barabartë të palestinezëve, njoftoi Anadolia.

Të paktën 24.285 palestinezë janë vrarë në Gazë në bombardim dhe ofensivë tokësore nga Izraeli të nisur pas një sulmi të Hamasit në jug të vendit në të cilin u vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR