• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Ministri Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Kërçovë, 18 prill 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ishte për vizitë pune në Departamentin e Punëve të Brendshme në Kërçvë dhe Departamentet e policisë Zajaz dhe Osllomej të cilët janë në përbërjen e tij. Ai, siç njoftojnë nga MPB-ja, ka mbajtur takime me udhëheqësinë e njësisë organizative dhe u njoftua me strukturën, aktivitetet aktuale, lëvizjen e kriminalitetit dhe gjendjen e burimeve njerëzore dhe pajisjeve teknike.  

 

 

"Në përgjithësi, në territorin e DPB-së së Kërçovës, ku jetojnë më shumë se 50 mijë banorë, ekziston një gjendje stabile e sigurisë dhe ka mbi 50 për qind realizim të veprave penale dhe përkundër faktit se ka një numër të vogël të policëve dhe automjeteve të vjetra", tha Toshkovski.

Për departamentet e policisë Zajaz dhe Osllomej, mund të vërehet një rënie e shkeljeve të regjistruara të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa në sferën e burimeve njerëzore dhe aseteve materiale e teknike situata është e njëjtë si në shumicën e njësive organizative. qa

Foto: MPB

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR