• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Spasovski u takua me homologun e tij shqiptar Balla

Ministri Spasovski u takua me homologun e tij shqiptar Balla

Shkup, 13 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sonte, gjatë qëndrimit të tij për punë në Tiranë, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit, ka realizuar takim pune me homologun e tij shqiptar, Taulant Balla.

Në takimi ministri Spasovski e ka uruar homologun e tij Balla për emërimin në funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, me dëshirën për sukses, në planin personal dhe profesional.

"Pikërisht Konferenca Ministrore në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë është një fillim i mirë për thellimin e bashkëpunimit tashmë të suksesshëm ndërmjet MPB-së të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe MPB-së të Republikës së Shqipërisë. Nëpërmjet përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar, si dhe zbatimit të suksesshëm të Protokolleve zbatuese të Konventës për Bashkëpunimin Policor në EJL, si dhe pjesëmarrjes së përbashkët në Iniciativat Rajonale, mund të them se bashkëpunimi në mes të policisë kufitare të dy vendeve është i vazhdueshëm", njoftoi Spasovski në Fejsbuk.

Shtoi se në takim janë marrë vesh që të vazhdojnë përgatitjet nga të dyja anët të cilat do të nënkuptojnë përgjigje pozitive për kërkesat e bashkësisë maqedonase në Shqipëri, më sakt rajonit Gollobërdë, vendkalimi kufitar Xhepishtë - Trebishtë në Dibër të punojë 24/7, me çka do të lehtësohen nevojat e maqedonasve që jetojnë dhe punojnë. 

Ky vendkalimin është me karakter lokal dhe punon prej orës 6 deri në orën 20 në periudhën e verës dhe prej orës 8 deri në orën 18 në periudhën e dimrit. 

"Ne vazhdojmë edhe në të ardhmen të intensifikojmë të gjitha aktivitetet që tashmë kanë filluar, si dhe do të fillojmë të reja, të cilat hapin perspektivat evropiane të qytetarëve dhe rajonit - Qëllimet tona të përbashkëta janë siguria e qytetarëve, sundimi i ligjit dhe institucionet evropiane", thekson Spasovski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR