• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri Spasovski dhe drejtori Tasevski në drekën tradicionale dhe shoqërim me fëmijët dhe familjet e pjesëtarëve të rënë të MPB-së

Ministri Spasovski dhe drejtori Tasevski në drekën tradicionale dhe shoqërim me fëmijët dhe familjet e pjesëtarëve të rënë të MPB-së

Shkup, 11 shkurt 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski dhe kryeshefi i Departamentit për Operacione Speciale Policore Mitko Danevski, sot u shoqëruan me fëmjët e familjeve të pjesëtarëve të rënë të MPB-së në Ponikvë-Koçanë gjatë pushimit disa ditor në pushimoren e Ministrisë, kumtoi shërbimi për shtyp i MPB-së.

Në drekën e përbashkët ministri Spasovski e shprehu kënaqësinë e tij që ky shoqërim me fëmijët e pjesëtarëve të rënë të MPB-së u kthye në traditë në të cilën kanë mundësi të shoqërohen dhe të bisedojnë për të gjitha çështjet aktuale me rëndësi për ata, gjatë kësaj edhe një herë duke i bindur se në të dhe në udhëheqësinë e MPB-së kanë miq të sinqertë, partneriteti dhe miqësia e të cilëve vazhdon të avanacohet përmes Shoqatës “Heronjët e Maqedonisë 2001-2015”.

Spasovski edhe sot para të pranishmëve potencoi se ai si ministër gjithmonë është këtu për ata-fëmijët e pjesëtarëve të rënë të MPB-së dhe me përkrahje të plotë në kuadër të mundësive dhe kompetencave ligjore në mënyrë pozitive do të përgjigjet ndaj kërkesave dhe nevojave të tyre. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR