• e premte, 27 dhjetor 2024

Ministri Shaqiri në tryezën e rrumbullakët të liderëve në kuadër të Samitit të KB-së për transformimin e arsimit

Ministri Shaqiri në tryezën e rrumbullakët të liderëve në kuadër të Samitit të KB-së për transformimin e arsimit
Shkup, 19 shtator 2022 (MIA)- Në ditën e tretë të Samitit të Kombeve të Bashkuara për Transformimin e Arsimit që u mbajt në Nju Jork, SHBA, u organizua tryezë e rrumbullakët të liderëve ku udhëheqësit e shteteve dhe qeverive diskutuan dhe shprehë vizionet, idetë dhe përpjekjet kombëtare për përmirësimin e cilësisë së arsimit në periudhën pas- pandemisë. Sipas MASH-it, në tryezën e rrumbullakët, përveç ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në fjalimin e tij, kryeministri iu referua angazhimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe hapave konkretë të ndërmarrë drejt transformimit të arsimit në nivel shtetëror, me qëllim të sigurimit të arsimit cilësor dhe të kapshëm për të gjithë. Si rezultat i konsultimeve kombëtare për atë si duhet të duket arsimi në vend në të ardhmen, MASH me mbështetje të UNICEF-it zbatoi më shumë hapa. “Institucionet kompetente edhe në periudhën e ardhshme, vazhdojnë të jenë plotësisht të drejtuar në rimëkëmbjen e shpejtë të sistemit arsimor nga pasojat e pandemisë Kovid-19 dhe zvogëlimin e lëshimeve në mësimin që kanë ndodhur gjatë periudhës kur procesi edukativo- arsimor është organizuar në rrethana të jashtëzakonshme. Një nga prioritetet e MASH-it dhe Qeverisë është ndërtimi i arsimit inkluziv parashkollor dhe shkollor që do t'i përfshijë të gjithë fëmijët, përfshirë edhe ata nga kategoritë dhe familjet e rrezikuara, të cilët duhet të fitojnë shkathtësitë për mësim për të realizuar potencialin e tyre të plotë”, thuhet në kumtesën e MASH-it. Mjedisi shkollor duhet të jetë i qetë dhe harmonik, të respektohen dallimet, të stimulohen arritjet e nxënësve dhe duke u kujdesur për shëndetin e tyre mendor. “Fokusi i politikave arsimore do të drejtohet gjithashtu drejt zhvillimit të materialeve të reja mësimore dhe mësimit që do të jenë të disponueshme në format digjital, investimet në zhvillimin dhe aplikimin e mjeteve të reja digjitale, gjegjësisht investimet në përmirësimin e infrastrukturës digjitale të të gjitha shkollave, si dhe kujdesin për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, veçanërisht përmes forcimit të kompetencave digjitale. Theksi vihet gjithashtu në sigurimin e mundësive për mësim të përjetshëm rikualifikim dhe derikualifikim. Qeveria dhe MASH-i do të angazhohen për krijimin e kornizës së re financiare për rritjen graduale të mjeteve për arsimin fillor dhe të mesëm për komunat deri në 35 për qind, si dhe për optimizimin e rrjetit shkollor në mënyrë që të gjitha shkollat të sigurojnë arsim cilësor në përputhje me standardet arsimore kombëtare”, theksojnë nga MASH-i.  

QËNDRONI TË LIDHUR