• e mërkurë, 15 janar 2025

Ministri Saliu në takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare rome 

Ministri Saliu në takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare rome 

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Në Qeveri sot u realizua takim i ministrit të Integrimit dhe Implementimit të Strategjisë për Përfshirjen e Romëve, Shaban Saliu, me përfaqësues të organizatave joqeveritare rome.

Ministri, në konferencën për shtyp para fillimit të takimit, tha se qëllimi është zbulimi i problemeve dhe gjetja e zgjidhjes së tyre. Qëllimi është, shtoi, të ndërtohet një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe e drejtë.

"Gjithmonë flas për varfërinë dhe pabarazinë, shkallën e lartë të diskriminimit. Kërkoj përmirësimin e situatës në ko munitetin rom", tha mes tjerash ai.

Salliu theksoi se po vijnë temperatura minus, ndërsa shumë familje nuk kanë dru për t'u ngrohur. Ai nënvizoi se ata nuk duan luks.

"Të drejtat tona si dhe të tjerëve, janë të garantuara me Kushtetutë", shtoi Saliu.

Ministri potencoi se pret bashkëpunim të shkëlqyer me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Ministri Fatmir Limani, siç theksoi, ka mirëkuptim, ndaj pret që bashkërisht të qasemi për zgjidhjen e disa nevojave të komunitetit rom.

I pyetur nëse është ndarë mjaftueshëm nga buxheti për Strategjinë për vitin 2025, Saliu u përgjigj se pret që ndërgjegjja të punojë në të gjitha ministritë.

"Pres integrim të sinqertë dhe të qëndrueshëm të romëve, jo vetëm këtu, por edhe në Evropë", nënvizoi Saliu.

Ai u ka uruar të gjithë qytetarëve shëndet, lumturi dhe begati në vitin e ri 2025. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR