• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri Saliu në samitin global onlajn kushtuar të rinjve në të cilin mori pjesë edhe kryeministri i Indisë

Ministri Saliu në samitin global onlajn kushtuar të rinjve në të cilin mori pjesë edhe kryeministri i Indisë

 Shkup, 17 gusht 2024 (MIA) - Ministri përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për Romët 2022-2030, Shaban Saliu, sot ka mbajtur fjalim në samitin global onlajn me titull "The 3rd Voice of Global South Summit 2024" në të cilin morën pjesë disa vende të botës, ndërsa ishte në organizim të Republikës së Indisë.

 

Samiti me temën  "Youth Engagement for a Better Future"  e hapi kryetari i Qeverisë së Republikës së Indisë, Narendra Modi, në të cilin në fjalimin e tij foli për rolin e të rinjve në drejtim të përmirësimit të situatës në shoqëri.

Ministri Saliu në video fjalimin e tij, mes tjerash,  theksoi   se të rinjtë në këtë shtet janë sipërmarrës të shkëlqyer, duke e kultivuar aktivizmin dhe inovacionet për një të ardhme më të mirë për të gjithë. 

 "Midis tyre janë edhe të rinjtë e komunitetit tonë rom, të cilët vazhdojnë të na frymëzojnë me këmbënguljen dhe pasionin e tyre pavarësisht barrierave që hasin. Ata na kujtojnë se progresi i vërtetë nënkupton krijimin e mundësive për çdo të ri, pavarësisht prejardhjes, përkatësisë etnike apo rrethanave. Besoj se është detyra ime,  ndërsa në të vërtetë detyrë e çdo qeverie,  është të kujdesemi që të rinjtë të jenë jo vetëm pjesëmarrës në shoqërinë tonë, por të jenë në zemër të proceseve vendimmarrëse. Kjo nuk është vetëm një çështje politike - kjo është një çështje parimore. Duhet të investojmë në sisteme arsimore që pajisin të rinjtë tanë me aftësitë që u nevojiten për të ardhmen dhe duhet të krijojmë ekonomi gjithëpërfshirëse ku të gjithë të rinjtë, përfshirë ata nga komunitetet e margjinalizuara si romët, të mund të përparojnë", theksoi Saliu.

 Ministri e theksoi nevojën që qeveritë e të gjitha shteteve të botës, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile të ndërtojnë partneritete ndërmjet kombeve dhe kulturave për, siç theksoi, një të nesërme më të mirë për të gjithë.

 Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR