• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri Penov do të takohet me kryetarin e Komunës së Bogovinës

Ministri Penov do të takohet me kryetarin e Komunës së Bogovinës

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov sot do të realizojë takim me kryetarin e Komunës Bogovinë.

Siç bën të ditur Kabineti i Penovit, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeveria në vazhdimësi sigurojnë mbështetje financiare për zhvillim të komunave dhe të rajoneve planore sepse deri më tani janë siguruar mbi 75 milionë denarë. Do të bëhet përmirësim i infrastukturës rrugore dhe përmirësim i efikasitetit energjetik me shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë përmes vendosjes së fotovoltaikëve. Vlera e përgjithshme e projektit është 24 milionë denarë. 

Përmes Programit për uljen e pabarazive, me qëllim që tu ndihmojë edhe komunave më të vogla që të realizojnë projekte infrastrukturore të cilat janë të rëndësishme për komunën dhe për qytetarët, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me 14,4 milionë denarë do ta ndërtojë rrugën komunale nga Pallçishti deri në autostradë. 

Në këtë komunë do të zhvillohet edhe Projekt për transformim urban të Rajonit të Pollogut, me shpalljen e e-shërbimeve, që do ta lehtësojë punën e administratës, por edhe do ta lehtësojë qasjen në shërbime të qytetarëve, me vlerë të përgjithshme prej 13 milionë denarë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR