• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri Osmani do të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2023

Ministri Osmani do të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2023

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA)- Pas agjendës intensive në Vjenë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vazhdon me vizitën e punës në Republikën e Kroacisë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2023.

Agjenda e forumit ka nisur sonte me një ngjarje të organizuar nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ndërsa gjatë ditës së nesërme Osmani do të mbajë fjalim në panelin “Ballkani Perëndimor: Momenti i ri euroatlantik”, kumtoi MPJ-ja.

Në margjinat e forumit, ministri do të zhvillojë takime të shumta dypalëshe, duke përfshirë zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Armenisë, Ararat Mizorjan.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR