• e diel, 24 nëntor 2024

Ministri Nuredini në Bruksel - Tranzicioni i Gjelbër është prioriteti ynë, por nevojitet mbështetje teknike për të arritur objektivat e Evropës 2030 dhe 2050

Ministri Nuredini në Bruksel - Tranzicioni i Gjelbër është prioriteti ynë, por nevojitet mbështetje teknike për të arritur objektivat e Evropës 2030 dhe 2050
Shkup, 22 nëntor 2022 (MIA) - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, merr pjesë në takimin vjetor të Iniciativës për Rajonet e Qymyrit në Tranzicion për Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën, e cila synon të mundësojë dialogun dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet palëve të interesuara për heqjen e thëngjillit si pjesë të transformimit të energjisë drejt përdorimit të burimeve të energjisë së pastër dhe të rinovueshme në rajon.

Në panelin “Qasja strategjike ndaj mospërdorimit të qymyrit: A është bërë kriza ener-gjetike faktor shtytës?”, ministri Nuredini foli për perspektivat politike dhe financiare për një tranzicion i drejtë i vendit tonë, si dhe për afatet për braktisjen e qymyrit dhe kalimin në burime të reja energjie të theksuara nga Komuniteti Energjetik, por në të njëjtën kohë edhe kriza energjitike me të cilën po përballemi, që kërkon rishpërndarjen e fondeve buxhetore nga projektet tashmë të planifikuara.

"Mendoj se ne jemi ndoshta vendi më ambicioz në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për emetimet e gazeve serrë. Ne jemi të përkushtuar ndaj strategjisë sonë 2030 dhe do të bëjmë një tranzicion të plotë larg përdorimit të qymyrit. Në mënyrë ideale, siç planifikojmë, kjo duhet të ndodhë deri në vitin 2028. Tani, për fat të keq, do të duhet të prolongohet edhe për një ose dy vjet. Realiteti është se ne, si çdo vend në Evropë, kemi filluar të përdorim më shumë lëndë djegëse fosile. Si vend, ne prodhojmë fatkeqësisht vetëm 75% të nevojave të vendit tonë për energji dhe gjithmonë impor-tojmë afërsisht 25%. Çmimet aktuale në Evropë në fakt kanë goditur shumë buxhetin. Duhet të rishpërndajmë, të jemi shumë fleksibël, të pezullojmë disa projekte që kon-siderohen të rëndësishme për procesin e anëtarësimit në BE, sepse tani jemi duke u fokusuar vetëm në mbajtjen e çmmeve të energjisë për qytetarët tanë”, tha në pre-zantimin e tij ministri Nuredini.

Ai theksoi gjithashtu nevojën e bashkëpunimit rajonal përmes integrimit dhe sa më shumë projekteve rajonale si zgjidhje të problemeve, duke i vënë theks të veçantë mbështetjes teknike dhe teknologjisë më të lirë, që do ta bëjë këtë proces të tranzicionit të gjelbër më të lehtë dhe të qëndrueshëm financiarisht për ne si vend.

Iniciativa për Rajonet e Qymyrit të cilat jnaë në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë u krijua në dhjetor 2000 për t'u mundësuar vendeve në rajon që të bëjnë një tranzicion më të butë dhe më të drejtë drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit. Iniciativa u siguron rajoneve që përdorin thëngjill akses në financim për projektet dhe programet e tranzicionit. Nisma drejtohet nga Komisioni Evropian dhe partnerët e tij ndërkombëtarë.

Maqedonia e Veriut  është pjesë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, ske-nar afatgjatë socio-ekonomik, i cili do t'i sigurojë rajonit një të ardhme të qëndrueshme. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR