• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Nikollovski mori pjesë në Simpoziumin e 4-të për bujqësi dhe ushqim ISAF 2022 në Ohër

Ministri Nikollovski mori pjesë në Simpoziumin e 4-të për bujqësi dhe ushqim ISAF 2022 në Ohër
Shkup, 12 tetor 2022 (MIA)- Në Ohër sot u mbajt edicioni i katërt i Simpoziumit për bujqësi dhe ushqim ISAF 2022, organizuar nga Fakulteti për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim - Shkup (FSHBU). Në fjalën e mirëseardhjes, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski shprehu kënaqësinë që njerëzit më kompetentë do të diskutojnë për këtë temë këto ditë, ata që “dinë si”, ata që kanë dëshirë të aplikojnë në praktikë dhe nga ministria kompetente, e cila ka detyrimin të krijojë politika dhe masa të bazuara në diskutime të tilla të plota dhe gjithëpërfshirëse. "Kriza globale e ushqimit e vendos sektorin bujqësor në krye të prioriteteve të të gjitha qeverive botërore, sepse një krizë globale kërkon një përgjigje globale", ka thënë Nikollovski, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Ministria e Bujqësisë edhe para fillimit të kësaj krize, tha Nikollovski, kishte përgatitur Planin nacional për prodhimin e ushqimit, që përmban masa dhe politika për të stabilizuar prodhimin vendas, ndihmojnë në uljen e shpenzimeve dhe rritjen e prodhimit të ushqimit. Ai theksoi se vazhdojnë të krijojnë ide të reja dhe të marrin sërish vendime të guximshme që do të rindërtojnë tërësisht sektorin, dhe ky është modeli i ri i subvencionimit sipas shembullit të vendeve të zhvilluara evropiane. qa/mb/

QËNDRONI TË LIDHUR