• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri Murtezani emërohet kryenegociator me BE-në

Ministri Murtezani emërohet kryenegociator me BE-në

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Në seancën e sotme të Qeverisë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, është emëruar Kryenegociator me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, bënë të ditur nga Ministria për Çështje Evropiane.

Për zëvendëse e kryenegociatorit  është emëruar Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov.

 Në këtë seancë,  theksohet në kumtesë, Ministria për Çështje Evropiane gjithashtu u ngarkua për përgatitjen e Vendimit të ri për vendosjen e strukturës për negociata për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

  Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR