• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri Mucunski priti ambasadorin francez Kristof Le Rigoler

Ministri Mucunski priti ambasadorin francez Kristof Le Rigoler

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, sot e priti ambasadorin e Rerpublikës së Francës, Kristof Le Rigoler.

Siç njoftuan nga MPJ, ky takim vijoi pas takimeve të mëparshme me presidentin e Francës, Emanuel Makron, të cilin e realizoi delegacioni i udhëhequr nga kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Në bisedimet me ambasadoren Le Rigoler, theksi u vu në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, ku ministri Mucunski theksoi nevojën për angazhim dhe mbështetje të shtuar nga Franca si një nga vendet udhëheqëse të BE-së. Gjithashtu, ministri theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe për anëtarësim në Union, thuhet në kumtesë.

Të dy palët shkëmbyen mendime për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe për sfidat aktuale në fushën e sigurisë rajonale. sa/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR