• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Mucunski pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të ri të Bullgarisë, Radukov

Ministri Mucunski pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të ri të Bullgarisë, Radukov

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot i priti kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë, Zheljazko Radukov.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, bashkëbiseduesit konfirmuan interesin dhe përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, përmes një procesi të dialogut të ndërsjellë që nënkupton kultivimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve që janë edhe aleate të NATO-s.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, është diskutuar edhe për angazhimet e ndërsjella për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit multisektorial, veçanërisht në planin ekonomik, por edhe në të gjitha fushat tjera që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve. sa/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR