• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Mucunski për vizitë pune në Bruksel

Ministri Mucunski për vizitë pune në Bruksel

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, informojnë nga Ministria.

Gjatë vizitës, ministri Mucunski do të realizojë takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në prag të largimit të tij nga funksioni sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Me rastin e ditës së pavarësisë, në selinë e NATO-s në Bruksel do të organizohet pritje, ku ministri Mucunski do të mbajë fjalim para korit diplomati dhe mysafirëve të ftuar.

Në kuadër të vizitës, së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ministri Mucunski do të realizojë takime pune me përfaqësues të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR