Ministri Mucunski në takime me ambasadorët e Kanadasë dhe Mbetërisë së Bashkuar
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në takime të ndara i priti ambasadoren e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Kanadasë, me seli në Beograd, Mishel Kameron dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Methju Loson.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:38, 28 mars, 2025

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në takime të ndara i priti ambasadoren e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Kanadasë, me seli në Beograd, Mishel Kameron dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Methju Loson.
Në takimin me ambasadoren Kameron, siç kumtoi sot Ministria, u cek bahkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në planin multilateral, posaçërisht në kuadër të NATO-s. Është biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral me fokus në ekonominë, investimet dhe arsimit. Posaçërisht u cek nevoja për nxitje të investimeve kanadeze dhe mbështetje të nismave për zhvillim të tregtisë dhe sipërmarrësisë.
Në bisedën me ambasadorin Loson, ministri Mucunski shprehi falënderim për solidaritetin që Mbretëria e Bashkuar e tregoi pas fatkeqësisë tragjike në Koçan, si dhe për ekipin për ndihmë të shpejtë mjekësore i cili bashkëpunon në mënyrë aktive me institucionet shëndetësore të vendit tonë.
Kjo mbështetje, siç ceket në kumtesë, u vlerësua si jashtëzakonisht e rëndësishme për kujdesin afatgjatë dhe trajtimin e pacientëve të lënduar.
"Takimi ishte pjesë e komunikimit të rregullt dhe koordinimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe e përkushtuar në konstatimin e aktiviteteve të ardhshme në kuadër të Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Të dyja palët e cekën nevojën për dinamizim të punës së Komitetit të përbashkët për implementim të Marrëveshjes, përmes takimeve të rregullta vjetore", kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Ministri Mucunski e përssëriti falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar në zbatimin e prioriteteve të jashtme politike të Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe përmes projketeve të shumta në vend. Ai e theksoi nivelin e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale dhe vlerësoi se aktivitetet e planifikuara do të jenë konfirmim i fuqishëm për partneritetin strategjik mes dy vendeve. ab/
Fotо: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme