• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri Mucunski në takim të parë me ambasadorin e Finlandës, Lindkuis

Ministri Mucunski në takim të parë me ambasadorin e Finlandës, Lindkuis

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim të parë me ambasadorin e Finlandës me seli në Beograd, Niklas Lindkvist. 

Nga MPJTJ njoftuan se ministri Mucunski ka shprehur kënaqësi që mbi 30 vjet, të dyja vendet ndërtojnë marrëdhënie partneriteti dhe dialog aktiv politik, duke ndarë interes të përbashkët strategjik për paqe, stabilitet dhe prosperitet. 

"Në të njëjtën kohë, ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Finlandës për integrimin e Maqedonisë në BE dhe vizionin strategjik finlandez për të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor", thuhet në kumtesë.

Mucunski e ka theksuar edhe interesin për përmirësim të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar me Finlandën, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në sfera të tjera me interes të të dyja palëve. fc/

Fotografia: MPJTJ

QËNDRONI TË LIDHUR