• e mërkurë, 25 shtator 2024

Ministri Misajllovski në Uashington për konsultime dypalëshe për mbrojtje me SHBA-në

Ministri Misajllovski në Uashington për konsultime dypalëshe për mbrojtje me SHBA-në

 Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski, do të kryesojnë delegacionin e Maqedonisë së Veriut, i cili prej sot po qëndron për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Arsyeja e vizitës janë konsultimet vjetore dypalëshe të mbrojtjes mes dy vendeve, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

 Gjatë vizitës ministri Misajllovski do të ketë takime me përfaqësues të lartë të Pentagonit dhe të Forcave të Armatosura të SHBA-së.

 Konsultimet dypalëshe të ekipeve të ekspertëve të Pentagonit dhe Ministrisë së Mbrojtjes  kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit aleat të mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, i cili zhvillohet përmes programeve të vazhdueshme për mbështetjen e reformave në mbrojtje, procesin e modernizimit të Armatës së Maqedonisë së Veriut, trajnime të përbashkëta. dhe ushtrime.

 SHBA-ja është partneri ynë strategjik, i cili që nga viti 1996, në mënyrë të vazhdueshme e mbështesin mbrojtjen e Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e kapaciteteve të Armatës sonë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR