• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Misajllovski në takim me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom

Ministri Misajllovski në takim me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Mbretëria e Norvegjisë është edhe një shembull pozitiv i vendit aleat, i cili në këto vitet e fundit jep ndihmë dhe përkrahje profesionale për zhvillim të kapaciteteve në mbrojtje, e me këtë edhe drejtpërdrejtë të ndikojë në përforcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe Aleancë, tha ministri Vllado Misajllovski në takimin e sotëm me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom në Ministrinë e Mbrojtjes.

"Falënderim të sinqertë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përkrahjen e vazhdueshme nga ana e Mbretërisë së Norvegjisë, për donacionet e shumta për modernizimin, pajisimin dhe përforcimin e kapaciteteve të Armatës, por edhe për të gjitha stërvitjet dhe përkrahjen për zhvillim të personelit dhe Qendrave për stërvitje", tha Misajllovski.

Siç njoftoi MM, ambasadorja e ka konfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm mes dy vendeve aleate dhe ka porositur se Mbretëria e Norvegjisë do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillim të kapaciteteve dhe në iniciativat rajonale siç janë Forcat mjekësore ballkanike dhe Qendra rajonale për marrëdhënie me opinonin. bsh/

Foto: MM

QËNDRONI TË LIDHUR