• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Minçev në takim me kryetarin dhe përfaqësuesit e Federatës kombëtare të Agjencive për punësime të përkohshme

Ministri Minçev në takim me kryetarin dhe përfaqësuesit e Federatës kombëtare të Agjencive për punësime të përkohshme

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot ka zhvilluar takim pune me kryetarin Norik Selimi dhe përfaqësues të Federatës kombëtare të Agjencive për punësime të përkohshme.

Siç informojnë nga Ministria e Administratës Publike, në takim është diskutuar për propozim ligjet që janë tërhequr nga procedura parlamentare nga Ministria e Administratës Publike, ndërsa janë në proces konsultimi me të gjitha palët e interesuara.

"Ministri Minçev konfirmoi se reforma në administratën publike mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë dhe shprehu përkushtimin e tij për ndërtimin e marrëdhënieve partneriteti me të gjitha palët e interesuara. Ai gjithashtu theksoi se Ministria është e hapur për diskutim me të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë edhe agjencitë, e me qëllim të arritjes së një dialogu social efektiv", thuhet në kumtesë.

Minçev informoi se Ministria do të vazhdojë të angazhohet dhe të punojë me përkushtim në reformat në administratën publike, me qëllim të përmirësimit të standardeve për të punësuarit në sektorin publik. rq/bsh/

Foto: Ministria e Administratës Publike

QËNDRONI TË LIDHUR