• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri Lutkov është kryesuesi i ri me Këshillin e Ministrave të Kulturës të EJL - fuqizimi i kulturës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm

Ministri Lutkov është kryesuesi i ri me Këshillin e Ministrave të Kulturës të EJL - fuqizimi i kulturës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot në Herveg Novi gjatë takimit të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore – fuqizimi i kulturës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm (KOMOKOSEE), në të cilin shteti ynë edhe zyrtarisht e mori nga Mali i Zi kryesimin me këtë trup, theksoi se ka pritje të mëdha nga bashkëpunimi rajonal, për të cilin beson se do të thellohet dhe do të intensifikohet vitin e ardhshëm.           

Shteti ynë do të kryesojë me këtë organ në periudhë prej një viti. 

“Besoj se në vitin kur do të shënojmë 20 vjetorin e nënshkrimit të Kartës së Këshillit të Ministrave të Kulturës nga Evropa Juglindore, do të arrijmë të përfundojmë negociatat për themelimin e Fondit për Bashkëpunim Kulturor, për të cilin jemi dakord se do të përfaqësojë një mekanizëm tjetër për forcimin e lidhjeve rajonale përmes ideve dhe zgjidhjeve të reja, me të cilat do të japim një kontribut të rëndësishëm në sigurimin e përparimit të besueshëm të kulturës”, tha Lutkov.

Siç njoftuan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, paraprakisht ministrat e Kulturës dhe shefat e delegacioneve të vendeve anëtare biseduan për fuqizimin e bashkëpunimit në kulturë dhe art për zhvillim të qëndrueshëm në kohë kur bota po përballet me sfida serioze. 

Në vitin kur shënohet një dekadë nga miratimi i Strategjisë rajonale të bashkëpunimit kulturor në EJL, Lutkov, duke folur për rëndësinë e takimit, në fjalimin e tij e potencoi rolin e kulturës në proceset globale, duke e theksuar nevojën për avancimin e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja përmes integrimit të saj në sistemet arsimore. 

Ministri informoi se arsimi dhe kultura për zhvillim të qëndrueshëm në vendin tonë merr rëndësi gjithnjë e më të madhe, veçanërisht përmes integrimit të aktiviteteve artistike dhe kulturore në nisma, projekte dhe programe të ndryshme. 

Ai shtoi se me mbështetje të Ministrisë, institucionet nga sfera e kulturës në vazhdimësi organizojnë projekte edukative për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kulturës dhe artit, ndërsa është përmirësuar edhe qasja dhe gjithëpërfshirja[FC1]  e personave me nevoja të veçanta dhe të grupeve të margjinalizuara drejt programeve dhe përmbajtjeve në institucione. 

Në takimin në Mal të Zi ministrat e kulturës dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve të EJL-së e miratuan edhe Deklaratën nga Herceg Novi. fc/

Fotografia: Ministria e Kulturës dhe Turizmit

 

QËNDRONI TË LIDHUR