• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Lloga për vizitë pune në Arabinë Saudite

Ministri Lloga për vizitë  pune në Arabinë Saudite

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Ministri i  Drejtësisë në Qeverinë teknike, Krenar Lloga po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësis., Lloga e ka vizituar Qendrën për Trajnim të Drejtësisë Saudite, ku u njoh nga afër me programin e zhvillimit për fuqizimin e gjyqtarëve dhe personelit gjyqësor dhe programet për kualifikim për avokatët dhe noterët.

 

Në takim janë shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira në fushën e edukimit në drejtësi dhe janë shqyrtuar hapësirat ku kryhet edukimi i kandidatëve të ardhshëm për gjyqësorin.

Në takimet, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, është diskutuar edhe për dallimet dhe   ngjashmëritë në mënyrën e zhvillimit të edukimeve dhe kriteret për pranimin e kandidatëve në qendrën e trajnimit saudit. 

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR