• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri Lloga në Valandovë hapI fushatën promovuese për ndihmë juridike falas

Ministri Lloga  në Valandovë hapI fushatën promovuese për ndihmë juridike falas

Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Sot, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, qëndroi në Valandovë, ku bashkë me përfaqësues të Këshillit të Evropës hapën fushatën promovuese për ndihmë juridike falas.

Në takimin e Llogës, njoftuan nga MD, kryetari i Komunës së Valandovës, z.Pero Kostadinov, gjatë pritjes në zyrat e tij shprehu mbështetjen për aktivitetet promovuese për njohjen e qytetarëve me mundësitë e përdorimit të ndihmës juridike falas. Në takim, kryetari i komunës shprehu gatishmërinë për të mbështetur zbatimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Falas dhe po ashtu informoi se vitin e kaluar Komuna e Valandovës ka lidhur Memorandum për Bashkëpunim me klinikën juridike në kuadër të Universitetit "Goce Dellçev" në Shtip.

"Qëllimi i kësaj fushate është t'u ofrojë qytetarëve informacionе të detajuarа se ku dhe si mund të gjejnë ndihmë juridike falas dhe cilat institucione/organizata e ofrojnë atë. Gjatë promovimit biseduam me qytetarët, të cilët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të merrnin materiale informative lehtësisht të kuptueshme për temat specifike për të cilat mund të kërkohet dhe të merret ndihmë juridike falas, përfshirë dhunën në familje, çështjet pronësore, diskriminimin dhe mbrojtjen sociale dhe nga sfera të tjera", citohet në kumtesën e MD-së. sa/

Foto: Ministria e Drejtësisë 

QËNDRONI TË LIDHUR