• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri Ljutkov në hapjen e ekspozitës së Rembrantit në Vjenë

Ministri Ljutkov në hapjen e ekspozitës së Rembrantit në Vjenë

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, ndodhet për vizitë dyditore në Vjenë, ku dje në Muzeun e Vjenës për histori të arteve (Kunsthistorisches Museum Vienna) mori pjesë në hapjen e ekspozitës së Rembrantit, së bashku me presidentin austriak, Aleksander van den Belen dhe personalitete të shquara nga jeta kulturore dhe  shoqërore-politike të Austrisë. 

"Kjo është ngjarje e madhe dhe unikale sepse për herë të parë në këtë muze dhe në Vjenë ekspozohen mbi 60 vepra të piktorit të famshëm të shekullit të 17-të, ndërkaq janë huazuar nga disa shtete të botës. Bëhet fjalë për ekspozitë të veprave të Rembrantit nga perspektiva e nxënësit të talentuar Hogstraten", kumtoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Në ngjarje mori pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Austri, Osvit Rosoklija, ndërsa ministri Ljutkov realizoi takim edhe me drejtoreshën e Muzeut, Sabina Hag.

"Ekspozita paralajmërohet si ngjarje e jashtëzakonshme për kulturën evropiane sepse është e pasur me përmbledhje të rrallë ndërkombëtare të kryeveprave të Rembrantit, ofron qasje në pikturën holandeze të barokut, por edhe e endriçon lidhjen mes Rembrantit dhe Hogstratenit, të ndërthurur në ekspozitën e sendërtuar me realitetin virtual", ceket në kutmesë.

Ministri Ljutkov sonte do të marrë pjesë në koncertin e Orkestrës kamertale të Operës dhe baletit nacional, i cili do të interpretojë në "Ehrbar Saal" në Vjenë. ab/

Foto: Ministria e Kulturës she Turizmit

QËNDRONI TË LIDHUR