• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri Ljutkov në Baku do të merrë pjesë në Takimin e parë ministror për aksion klimatik në turizëm

Ministri Ljutkov në Baku do të merrë pjesë në Takimin e parë ministror për aksion klimatik në turizëm

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov nesër në Baku do të marrë pjesë në Takimin e parë ministror për aksion të përforcuar klimatik për turizimin, në kuadër të Konferencës së 29-të të palëve të Konventës kornizë të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike - KOP29.

"Kryesimi i KOP29 për herë të parë organizon ditë tematike për turizmin, në të cilën pjesëmarrësit do të theksojnë rolin, cenueshmërinë dhe potencialin e sektorit të turizmit në përballjen me ndryshimet klimatike", theksojnë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Ngjarja është në organizimin të Kryesisë së KOP29 / Agjencia Shtetërore e Turizmit e Republikës së Azerbajxhanit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara dhe me mbështetjen e Programit të Mjedisit Jetësor të Kombeve të Bashkuara.  rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR