• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Limani për vizitë në Samitin e gjashtë ndërkombëtar për gratë dhe drejtësinë në Turqi

Ministri Limani për vizitë në Samitin e gjashtë ndërkombëtar për gratë dhe drejtësinë në Turqi

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nga sot ndodhet për vizitë dyditore në Republikën e Turqisë për të marrë pjesë në Samitin e gjashtë ndërkombëtar për gratë dhe drejtësinë i cili këtë vit ka temën "Gratë në epokën e inteligjencës artificiale (IA): Sfida në rritje dhe mundësi në rritje".

Samiti, siç njoftojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, mbahet në nivelin më të lartë, me praninë e presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, zonjës së parë të këtij vendi, Emine Erdogan, ministres së Familjes dhe Çështjeve Sociale, Ozdemir Gjoktash, ministra nga disa vende dhe përfaqësues të Shoqatës së grave dhe demokracisë në vend.

Përveç pjesëmarrjes së ministrit Limani në Samit, janë planifikuar edhe takime bilaterale me përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse në të. qa/

Foto: Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

QËNDRONI TË LIDHUR