Ministri kroat i Punëve të Jashtme Radman nesër dhe pasnesër për vizitë zyrtare në vend
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nesër dhe pasnesër do të presë ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë Gordan Gërliq Radman, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:16, 25 shkurt, 2026
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nesër dhe pasnesër do të presë ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë Gordan Gërliq Radman, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç inforojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, të dy ministrat do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe sektorial, si dhe për integrimin evropian të vendit dhe mundësitë për shfrytëzimin e përvojës së Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në fokusi do të jenë edhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, çështjet rajonale dhe zhvillimet aktuale ndërkombëtare.
Foto: Arkivi i MIA-s