• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri japonez i punëve të jashtme për vizitë të paparaljmëruar në Ukrainë

Ministri japonez i punëve të jashtme për vizitë të paparaljmëruar në Ukrainë

Kiev, 16 nëntor 2024 (MIA) - Ministri japonez i punëve të jashtme, Takeshi Ivaja ka mbërritur sot në një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë. Qëllimi i vizitës është të demonstrojë përkushtimin e Tokios ndaj Kievit në luftën kundër agresionit ushtarak rus, në të cilin tashmë janë përfshirë trupat e Koresë së Veriut, njoftoi Ministria japoneze e Punëve të Jashtme.

Kjo është vizita e parë në Ukrainë e një ministri nga qeveria e kryeministrit të ri japonez Shigeru Ishiba i cili e mori funksionin në fillim të muajit të kaluar, transmeton Ukrinform.

Ivaja mbërriti në Ukrainë me tren nga Polonia fqinje pas vizitës në Peru në samitin në forumin për Bashkëpunim Ekonomik Azi-Paqësor. 

Bashkë me SHBA-në dhe vendet e tjera të G7, Japonia e mbështet Ukrainën dhe vendosi sanksione ekonomike kundër Rusisë nga shpërthimi i luftës. 

Vizita e kaluar e një ministri japonez të punëve të jashtme në Ukrainë ishte në janar të këtij viti, kur në Kiev ishte Joko Kamikava, paraardhësi i Ivajës. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR