• e premte, 27 dhjetor 2024

Ministri i Shëndetësisë Taravari paralajmëroi shkarkime të reja, bashkim të Qendrës klinike dhe decentralizim të shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Taravari paralajmëroi shkarkime të reja, bashkim të Qendrës klinike dhe decentralizim të shëndetësisë

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Më tepër fokus në shëndetësinë publike, shkarkim të të gjithë drejtorëve ekonomik, ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe bashkim të Spitalit klinik paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në deklaratën e sotme pas takimit me ambasadoren amerikane, Anxhela Ageler.

Ministri Taravari deklaroi edhe se do të punojnë në decentralizimin e shëndetësisë me qëllim që të jepen më shumë shërbime shëndetësore në spitalet e tjera klinike të vendit.

"Do të japim më shumë fokus në shëndetësinë publike. Trembëdhjetë drejtorë ekonomik tashmë janë shkarkuar, ndërsa do të vazhdojmë edhe në periudhën në vijim t'i shkarkojmë edhe të tjerët. Ndërkohë, Projekt-ligji për ndryshime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore është bërë dhe është dërguar në Qeveri. Shpresoj se në një prej ,bledhjeve të ardhshme do të kalojë edhe si vendim i Qeverisë se planifikojmë Spitali klinik të bashkohet në afat prej një viti, dhe se planifikojmë të punojmë në rajonalizim, përkatësisht decentralizim të shëndetësisë, e tëra me qëllim që të jepen më shumë shërbime shëndetësore në spitalet klinike në Tetovë, Shtip, Manastir, Ohër dhe Strugë", tha ai.

Lidhur me çështjen nëse do të ketë shkarkime apo emërime të reja, ministri Taravari informoi se nga e hëna do të fillojnë me emërime të reja.

"Emërime nuk kemi, nga shkarkime - 13 deri më tani janë shkarkuar. Të gjithë nëpër klinika nuk i mbaj mend, megjithatë, ndoshta deri në fund të javës së ardhshme do të jenë të gjithë, shpresoj, nëse kalon Propozim-ligji që është parashttruar në Qeveri. Emërime nuk ka përveç Onkologjia, Toksikologjia për atë që jeni informuar. Nga e hëna do të fillojmë me emërime të reja", tha ai.

Mes drejtorëve ekonomik të cilët u shkarkuan, ishin drejtorë në Klinikën universitare për toksikologji, Qendrën klinike universitare stomatologjike "Shën pantelejmoni", Klinikën universitare për psikiatri, Klinikën universitare për mjekësi fizikale dhe rehabilitim, Klinikën universitare për kirurgji të fytyrës, nofullës dhe qafës - kirurgji maksillofaciale, Klinikën universitare për dermatologji, Klinikën universitare për reumatologji, Klinikën universitare për endokrinologji, diabet dhe çrregullime metabolike, si dhe në spitalin psikiatrik "Shkup". ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR